Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka dorëzuar në zyrën e Kuvendit raportin e punës së prokurorisë gjatë vitit 2018.
Përveç një sërë problematikash, që prokuroria ka ngritur në këtë raport, flitet edhe për përgjimet. Gjatë vitit 2018, mësohet se rreth 4168 persona janë vendosur në përgjim.
“Janë ekzekutuar 3063 vendime për përgjime të autorizuara nga gjykata, për 715 procedime penale.
147 procedime penale, kanë qenë për llogari të Krimeve të Rënda. Ndërkohë që në total janë përgjuar 4168 njerëz”, thuhet në raport.