Aktualitet

Prokuroria kërkon dënimin e Ervin Salianjit dhe Albert Veliut





               Publikuar në : 14:31 - 10/12/19 |
mapo.al

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shpalljen fajtor të Ervin Salianjjit, Fredi Alizotit, Albert Veliut dhe Jetmir Olldashin, për çëshjten “Babale”.


Prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për Fredi Alizotin si dhe 3.6 vite burg për Albert Veliun. Ndërkohë për Ervin Salianjin është kërkuar dënimi me 1.6 vite burg dhe të konvertohet me 3 vite. Për gazetarin Jetmir Olldashin është kërkuar 1.6 vite burg, e konvertuar në 200 orë punë të detyruar.



“Janë sulme tërësisht politike, nuk pati asnjë provë të re. Prokuroria bëhet pjesë në llumin. Asnjë pabesi tradhëti nuk ia del të mposhtin të vërtetën. Sot u bë demaskimi i një prokurorie politike” u shpreh ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, pasi doli nga seanca. 


Çështja “Babale” mbajti për thuajse 1 vit ndezur debatin politik në Shqipëri, duke e polarizuar situatën për shkak të pretendimit për favorizim nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, të vëllait të tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.

Pas publikimit të audio-përgjimit, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italianë, ndërkohë prokuroria nisi një hetim, sipas opozitës, për të shpëtuar trafikantin e drogës dhe për të kërcënuar denoncuesit.

Akuza e prokurorisë për kallëzim të rremë në bashkëpunim, parashikonte burgim deri në 5 vjet burg për Ervin Salianjin, i akuzuar si organizator së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe të pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizotin.

 


Etiketa: ,

Pas