Kronika

Prokuroria kërkon burg për protestuesin që qëlloi me këpucë Ramën





               Publikuar në : 17:21 - 23/11/18 |
mapo.al

Prokuroria ka kërkuar masën Arrest me burg për protestuesin që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit fliste nga ambientet e Spitalit të Traumës.


Përveç Dorjan Protoduarit, Prokuroria ka kërkuar burg edhe për disa të arrestuar të tjerë: Fluturim Golecin, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillari,  Amarildo Sinanajn, Shpati Bilbilaj.



Dje, në hyrje të spitalit Rama është pritur nga familjarët e protestuesve të lënduar. “Turp, turp, turp”, dëgjoheshin teksa brohorasnin në kor familjarët e protestuesve të plagosur. “Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit.”, i drejtohej një familjare, Ramës.


Ndërkohë, situata precipitoi për një moment, pasi një prej protestuesve qëlloi Ramën me këpucë, por ishte punonjësi i sigurisë, i cili e devijoi. Me pas ai u shoqërua nga policia. Mes të plagosurve ishin 12 punonjës policie dhe 3 protestues, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Ushtarak.


Etiketa: , , , ,

Pas