Është zhvilluar sot seanca e radhës në ngarkim të deputetit Tom Doshi dhe Durim Bamit, pasi po gjykohen për dëshmi të rremë.
Seanca është shtyrë pasi nuk ishte i pranishëm deputeti Tom Doshi, në çështjen që ka të bëjë me pretendimet e deputetit të PSD se Ilir Meta kishte paguar njerëz që ta vrisnin.
Sipas Doshit, Meta kishte pajtuar Durim Bamin që të vriste atë dhe ish-deputetin demokrat Mhill Fufi.
Doshi dhe Bami po gjykohen për dëshmi të rreme, por ata nuk janë paraqitur në seancën e sotme gjyqësore ndaj tyre.
Prokurorja e çështjes ka kërkuar shoqërimin e detyrueshëm për Doshin dhe Bamin, gjë që është rrëzuar nga Gjykata.
Avokati mbrojtës do të kërkojë gjykim të shkurtuar dhe seanca e radhës do të mbahet më 5 qershor.