fbpx

Aktualitet

Prokuroria mbyll hetimet për lobimin, shpall të akuzuar liderin e PD





               Publikuar në : 15:12 - 08/11/19 |
mapo.al

Lulzim Basha është zyrtarisht i akuzuar për çështjen e lobimit në SHBA, që nisi si akuzë politike nga PS dhe mediatike, dhe përfundoi si çështje penale në gjykatë. Në shkresën e Prokurorisë thuhet se Basha është njoftuar nga organi i akuzës për mbylljen e hetimeve ndaj tij dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë të PD-së.


Në këtë dokument thuhet se “Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi njoftohen nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se, është përmbyllur faza hetimore, dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave përfshi atë të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Tashmë kjo çështje shkon për gjykim në Gjykatën e Tiranës.




Nga ana tjetër, Prokuroria ka pushuar hetimet për veprën penale të pastrimit të parave.

Reagimi i Bashës në qershor kur u njoftua për hetimet:

“Ai (Rama) me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike. Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun. Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!”.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas