Aktualitet

Prokuroria në “aksion” për kryebashkiakun e Mallakastrës, dërgon letërporosi në Greqi





               Publikuar në : 12:45 - 14/01/20 |
mapo.al

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për kryebashkiakun Qerim Ismailaj, ku veprimi i parë kryesor është marrja e gjurmëve të gishtave, dhe pas dy ditëve do të dërgohet kërkesa kryebashkiakut të Mallakastrës, që të paraqitet në laboratorin e kriminalistikës, për depozitimin e gjurmëve të gishtërinjve.


Në bazë të gjurmëve të gishtërinjve do të bëhen dhe gjithë verifikimet në Shqipëri dhe në Greqi. Njësia e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, pritet që në ditët në vijim të nisë dhe një letër porosi, drejt autoriteteve greke, për të marrë një përgjigje zyrtare, nëse të dhënat që janë publikuar në dokumentin e PD, rezulton i vërtetë ose jo.



Në bazë të përgjigjes së autoriteteve greke do të bëhen dhe akt-kalimet e dosjes, e cila do ti kalojë Prokurorisë së Tiranës pasi kjo e fundit, ka kompetencën për të vijuar hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës.




Pas