Kronika

Prokuroria pritet të apelojë vendimin për Saimir Tahirin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:21 - 20/09/19 |
mapo.al

Prokuroria pritet të apelojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.






Prokurorët Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara thanë se si një detyrim ligjor do të apelojnë vendimin ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.


Në kërkesën e saj, prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, që zbriste në 8 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke e akuzuar ish ministrin për tre vepra të rënda: “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.







Ndërkohë në vendimin e gjykatës, ish-ministri i Brendshëm u dënua me 5 vite burg të konvertuar me 3.4 vite shërbim prove, per akuzen, shperdorim detyre.




Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.



1


Etiketa: , , , ,

Pas