Prokuroria ka përfunduar hetimet për Meviol Billon, i përfshirë në ngjarjen në ish-Bllok dy vite më parë Ndaj Bilos është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufinje të mbrojtes së nevojshme ndaj Elion Hatos.
Organi i akuzës vendosi pushim akuze për vrasjen e Fabian Gaxhes sepse argumentohet se ka qenë në kushtet mbrojtjes ekstreme. Ndërkohë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi kanë tashmë akuzë për moskallëzim krimi.
Nga hetimet ka rezultuar se Prokuroria ka arritur në këtë konkluzion, duke pretenduar se Billo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes ekstreme. Kur ngjarja ndodh në kushtet e vetë-mbrojtjes ekstreme, Bilo nuk mund të mbajë përgjegjësi.
Në hetim për ngjarjen është edhe Ervis Martinaj.