Aktualitet

“Prokuroria t’a apelojë”/ Paloka-Ballës: Duhet të dalësh para drejtësisë për krimet e kryera














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:24 - 13/01/20 |
mapo.al

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryetarit të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili kërkoi apelimin e vendimit të gjykatës së Tiranës, pas mbylljes së çështjes ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe financierit të PD-së, lidhur me financimet ruse në lobimin në SHBA.






Balla në reagimin e tij tha se një çështje që hetohej prej dy vjetësh nuk mund të mbyllej nga Gjykata për dy orë, ndërsa kërkoi hetimin nga KLP dhe KLGJ ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.


Por, Paloka në reagimin e tij thotë se shpifjet e shpifësit më të shpifur përfunduan në kosh.





“Për fat të mirë “rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtesine, pavarësisht shantazheve dhe presioneve të gjithanshme për ta përdorur atë politikisht, siç ka bërë në jo pak raste të tjera.



Sidoqoftë drejtësia do të vendoset vetëm atëherë kur raca e taulantëve të “rilindjes” të japë llogari jo thjesht për shpifje, po për krimet e kryera.


Tao Yaris duhet të dalë para një drejtësie të pakapur e të jape llogari për tenderat që merr nga qeveria miku i tij trafikant”, shkruan Paloka.

Reagimi i Edi Palokës

Shpifja e rradhës , me te cilën Rama , ndërsente më të shpifurin e shpifësve, ndaj Bashës dhe PD, shkoi në kosh bashkë me të tjerat.

Lexo edhe :  Akuzat për zgjedhjet, Çela-Palokës: Nxirr një provë dhe unë jap dorëheqjen

Për fat të mirë “rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtesine, pavarësisht shantazheve dhe presioneve të gjithanshme për ta përdorur atë politikisht, siç ka bërë në jo pak raste të tjera.

Sidoqoftë drejtësia do të vendoset vetëm atëherë kur raca e taulantëve të “rilindjes” të japë llogari jo thjesht për shpifje, po për krimet e kryera.

Tao Yaris duhet të dalë para një drejtësie të pakapur e të jape llogari për tenderat që merr nga qeveria miku i tij trafikant.

Trafikanti për të cilin qeveria e Ramballëve është e gatshme të zhvendosë dhe Lanën e të shkatërrojë shtëpitë dhe jetën e qindra familjeve !

Taulant yaris duhet të dalë të tregojë lidhjet me krimin, shitblerjen e votave, korrupsionin galopant me tendera dhe koncesione që po varfërojnë çdo ditë shqiptarët.

PD e provoi dhe në këtë rast që me asnjë fabrikim për shantazh nuk do te na e mbyllin dot gojën.

Ne do te luftojmë deri në fund dhe shumë shpejtë drejtësia do të vendoset për të gjithë.

LEXO EDHE: 

Pushimi i çështjes ndaj Bashës/ Balla: Prokuroria t’a apelojë, KLP e KLGJ të hetojnë gabimet me dashje

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas