Prokurorja Alma Muça i është nënshtruar procesit të vetingut këtë të enjte.
Hetimi ndaj prokurores së Përgjithshme u bë duke u mbështetur tek të tre kriteret.
Sipas KKPK, prokurorja ka burime të ligjshme pasurie dhe nuk gjendet në konflikt inetresi.
Prokurorja Muça ka në pronësi një apartament 185 m2 në Durrës. Ajo disponon një llogari bankare prej 5 milionë lekësh të kriijuar nga kursimet përgjatë vitit 2014-2015.
Krahas këtyre, trupa e KPK bëri të ditur se prokurorja është pronare e një automjeti me vlerë 17 mijë e 500 euro, të cilin e ka blerë si pasojë e një huaje nga babai si dhe nga shitja e një makine të vjetër.
Alma Muça, prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku do t’i nënshtrohet vettingut. Teksa hetimi është mbështetur në 3 kritere, rivlerësimi i pasurisë, figura apo dhe aftësitë profesionale, nga verifikimet e ILDKPKI rezulton se Muça ka bërë deklarim të saktë në përputhje me ligjin.
Në vitin 2017 Muça ka marrë dy apartamente me sipërfaqe 96 m2 dhe 32 m2 të trashëguar pas vdekjes së babit të saj.
Por krahas pasurisë, KPK bëri me dije se prokurorja Muça është paditur me pretendimin se ka favorizuar ndryshimin e akuzës.
Ndaj Muçës ishte bërë dhe një denoncim në ONM në lidhje me organizimin e punës së masakrën së Çolës.
Kaq i ceket eshte i ashtuquajturi investigim i pasurise?! I mori borxh nga babai por babai ku i gjeti apo ia mori borxh gjyqtares? Investigimi duhet te jete i plite, i thelle dhe te shkoje deri tek burimi fillestar i parave (keshtu funksionojne bankat). Cfare jane keto pislleqe, nuk mbulohet dielli me shoshe, thote populli. Nese Vetingu eshte i plote dhe i rregullt, atehere sistemi gjyqesor do ishte pa gjyqtare ne te gjitha nivelet…pra kurse 6 mujore si ne vitet 90-te?!