Aktualitet

Prokurorja Elisabeta Imeraj tërhiqet nga kandidimi për në SPAK, arsyeja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:24 - 18/06/21 |
mapo.al

Prokurorja Elisabeta Imeraj është tërhequr nga kandidimi në SPAK, për shkak se do të mbajë postin e kryeprokurores së Tiranës. Imeraj e ka dorëzuar kërkesën e saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.






Kujtojmë që më 26 mars, KLP vendosi caktimin e prokurores Elisabeta Imeraj, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.


Imeraj ishte e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe kompetencat e saj kanë qenë të kufizuara për shkak se nuk kishte dalë para Vettingut.







Prokurorja Imeraj doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 24 mars dhe u hetua në të tre shtyllat, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure. Elisabeta Imeraj u konfirmua në detyrë nga KPK dhe KPA, duke vijuar kështu ushtrimin e detyrës.

Lexo edhe :  "Rama 3", SPAK i përgjigjet Metës: Të pastër, asnjë nga ministrat nën hetim


1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas