Sezoni turistik i këtij viti ka si imazh kryesor prishjen e ndërtimeve në bregdet, ndërkohë që s’ka asnjë fushatë promovuese dhe vaksinimi i punonjësve të sektorit është në nivel minimal. Promovimi i turizmit është pothuajse inekzistent nga Ministria e Turizmit në vend që drejtohet nga Blendi Klosi. Qendresa Qytetare ka bërë një vëzhgim të hollësishëm.
“Ekipi i Qëndresës monitoroi komunikimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe ministrit Blendi Klosi në rrjetin social Facebook, i cili në ditët e sotme është mjeti më i fuqishëm i komunikimit dhe pika e referimit për shumë turistë vendas apo të huaj të cilët dëshirojnë të informohen. Faqja në Facebook e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit prej 16 korrikut të 2020 deri në 22 Maj 2021, në vitin më të vështirë për turizmin, kur komunikimi do duhej të ishte prioritet, kishte 0 postime.”- thuhet në raport
Raporti i plote:
Në përpjekje për të shpëtuar turizmin
Në përpjekje për të tejkaluar vështirësitë që solli pandemia Covid-19, vëmendje të veçantë globalisht ka marrë ringritja e sektorit të turizmit. Udhëtimi dhe turizmi, sipas World Travel and Tourism Council, përfshirë ndikimin direkt dhe indirekt, përbën 10,6% të të gjithë vendeve të punës në të gjithë botës (334 milion) dhe 10.4% të Produktit të Brendshëm Bruto në rang global (9.2 trilion $). 3 Në Shqipëri, turizmi është një nga tre sektorët të cilët kontribuojnë më shumë në Produktin e Brendshëm Bruto. Edhe pse shifrat shpesh herë janë të paqarta dhe të ndryshme në burimet zyrtare, bazuar në të dhënat e World Travel and Tourism Council1 : Për vitin 2019 kontributi total i udhëtimit dhe turizmit: – në PBB në Shqipëri ka qenë 20.5% e ekonomisë totale. – në Punësim 244 mijë të punësuar, 21.3 % e punësimit total – impakti në ekonomi i vizitorëve të huaj: 271 bilion lekë – impakti në ekonomi i vizitorëve vendas: 80,4 bilion lekë Për vitin 2020 kontributi total i udhëtimeve dhe turizmit: – Në PBB në Shqipëri ka qenë 10.6% e ekonomisë totale
Nëse në vitin 2019, sipas INSTAT hyrjet gjithsej të shtetasve të huaj ishin rreth 6.4 milion vizitorë ndër të cilët pjesa dërrmuese vinin nga Evropa jugore, në vitin 2020 kjo shifër ra në rreth 2,7 milion shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë, pra rreth 58,5% më pak.
Edhe nga shifrat e publikuara në Anketën e turizmit të INSTAT u vërejt një ulje e netëqëndrimeve të shitura për turistët vendas me 9.2% gjatë vitit 2020. Numri i netëve të pushimit të shitura për turistët e huaj ra me 58% në tremujorin e tretë të 2020 në krahasim me vitin paraardhës për shkak të mbylljes së kufijve dhe pakësimit të turistëve nga pandemia. “Gjatë këtij tremujori, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,2 %, kundrejt 38,2 % që ishte në tremujorin e tretë 2019,” shkruhet në raportin e INSTAT. Këto efekte u ndjenë në ekonominë e operatorëve turistikë të cilët u përballën me vështirësi në përballimin e shpenzimeve prej mungesës së turistëve apo mungesës së paketave ekonomike për mbështetjen e tyre. Shumë agjenci turistike u mbyllën, struktura akomoduese tkurrën stafet dhe operatorë të tjerë turistikë mbetën të papunë. Ndër të tjera, këto struktura u sfiduan edhe prej kufizimit të marrjes së një sërë shërbimeve të tjera të cilat do të lehtësonin zhvillimin e turizmit vendas, siç ishtë mungesa e ndërhyrjes në infrastrukturë rrugore apo në atë të grumbullimit të mbeturinave si pasojë e mbipopullimit të disa zonave specifike. Të gjendur në këto kushte, ndihma e qeverisë qe e pamjaftueshme dhe e vonuar. Sektori i turizmit pothuajse nuk përfitoi fare nga paketa e parë e ndihmës që qeveria ju dha bizneseve pasi kjo paketë synontë në mbështeste ata që ishin mbajtur në punë, ndërkohë që pjesa më e madhë e punonjësve turistik dhe sezonal u lanë të lirë që në muajin mars. Në paketën e dytë, e cila kishte në fokus punonjësit e fasonerive dhe turizmit, operatorët turistikë përfituan vetëm një rrogë prej 40 mijë lekësh, ndërkohë që ndihma tjetër që qeveria ofroi, ajo e kredisë sovrane qe pothuajse e papërdorshme nga ana e operatorëve turistikë pasi shanset që ata të falimentonin ishin aq të larta sa bankat refuzuan të ishin kreditorë për ta. Pra, turizmi gjatë pandemisë ishte sektori më i dëmtuar dhe njëkohësisht më pak i mbështetur.
Për të gjithë turistët e huaj, Shqipëria i hapi kufijtë në datën 1 qershor 2020. Nuk ka asnjë kufizim në hyrje, qoftë test Covid-19 apo dokument i veçantë. Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokollëve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë këto rregulla:4 Nëse pasagjeri shfaq simptoma të COVID-19 të specifikuara më parë, ai/ajo nuk do të lejohet të vazhdojë udhëtimin dhe të hyjë në Shqipëri. Ndërkohë që rregullat e përgjithshme në kuadër të pandemisë në Shqipëri, të vlefshme këto edhe për turistët e huaj janë si më poshtë: – Prej 1 qershorit 2021; Kufizim i lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Lejohet lëvizja vetëm për arsye shëndetësore ose emergjencë. Përdorimi aplikacionin E-Albania për leje specifike. – Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika lejohet deri në orën 22:00. – Baret, restorantet janë të mbyllura nga ora 23:00 deri në orën 06:00, me përjashtim të shërbimit “delivery”. – Duke filluar nga 15 qershori 2021: Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik. – Duke filluar nga 1 korriku, 2021; Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00. – Orari për muzikën nuk ndryshon, do mbetet ora 22:00. – Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP. – Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike, kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve/ pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP. Të gjitha kufizimet e mësipërme ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen e turizmit për 2021.
Baret dhe klubet e natës të cilët ndikohen nga oraret e kufizmit dhe moslejimi i muzikës kanë qenë ata të cilët janë prekur më së shumti dhe kanë reaguar në kundërshtim me këto rregulla. Sipas tyre, këto biznese të cilat kanë qenë gjithashtu më të prekurat gjatë periudhës së izolimit po vazhdojnë të vuajnë në pamundësi për tu rimëkëmbur edhe këtë vit. Pas sezonit të vështirë të vitit 2020, duket se operatorët turistikë Shqiptar, por edhe të të gjithë rajonit sytë i kanë drejt sezonit të këtij viti. Të gjendur në nevojë për rimëkëmbje, e gjithë vëmendja do duhej të ishte tek turizmi i këtij viti. Disa nga elementët të cilët marrin një rëndësi të veçantë këtë vit: – Vaksinimi – Protokolli i higjenës për turizmin – Manaxhimi dhe Koordinimi për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2021 – Politikat për shtimin e numrit të turistëve që pushojnë në Shqipëri (thithjen e turistëve të huaj dhe mbajtjen në Shqipëri të atyre vendas). Vaksinimi Situata e pandemisë në vend duket se është qetësuar dhe shifrat e infektimeve të reja në ditë janë shumë të ulëta, spitalet po lehtësohen nga barra, nuk kemi pothuajse asnjë humbje jete dhe masat shtrënguese ngadalë po lirohen. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi në datën 16 qershor arritjen e 850 mijë vaksinimeve në vend, ndërkohë që paketa me vaksina të reja mbërrijnë herë pas here. Nga ana tjetër, për turizmin vaksinimi apo kryerja e testeve të shpejta Covid-19 mbetet një nga kriteret për udhëtimin e lirë mes shteteve apo sigurimin e një sezoni “Covid free”. E teksa një masë e shoqërisë në Shqipëri është vaksinuar, për turizmin është më se e rëndësishme 7 vaksinimi i vijës së parë të punonjësve. Në një dalje të përbashkët ministrja Manastirliu dhe ministri Klosi u shprehën se brenda muajit maj do të përfundonte vaksinimi i punonjësve në të gjitha strukturat akomoduese dhe se deri në momentin e deklaratës ishin vaksinuar 4000 të tillë. Në bazë të të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, në gjithë vendin funksionuan 1.456 struktura akomoduese (hotele, motele, kampe, bujtina, streha malore dhe struktura të tjera për qëndrime afatshkurtra) dhe janë vënë në dispozicion rreth 37 mijë dhoma dhe rreth 87 mijë shtretër. E teksa të punësuar në sektorin e turizmit numërohen rreth 64 mijë individë, në një dalje publike të ministrit Klosi, ai u shpreh se deri më datë 8 qershor të këtij viti ishin vaksinuar 4500 persona staf të strukturave akomoduese apo operatorë turistikë. Shifër kjo së pari shumë e ulët në raport me të punësuarit në sektor dhe së dyti, proces i ngadaltë dhe i vonuar teksa sezoni është tashmë i hapur që prej fillimit të muajit maj.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, të pyetur nga ekipi i Qëndresës Qytetare lidhur me kriteret që po ndjekin në përzgjedhjen e përfituesve që kanë pasur dhe kanë prioritet në përfitimin e vaksinimit, nuk arritën të artikulonin një përgjigjie shteruese. MTM u shpreh se “Pjesë e planit kombëtar të vaksinimit janë bërë ndër të tjerë edhe punonjësit e shërbimeve hoteliere, stafet e agjencive turistike dhe tour operatorët. Vaksinimi ka nisur dhe po vijohet me grupet të tjera të riskut”,por pa theksuar shifra apo kriteret e përparësisë.
Vaksinimi në Evropë
Në Evropë, vaksinimi sidomos për shtetet e varura nga turizmi është përshpejtuar. Il Sole24 ore shkuan se Italia u rendit ndër shtetet e para në Europë për përqindjen e popullsisë që është vaksinuar plotësisht, së bashku me Spanjën, sipas të dhënave të Our World In Data të Universitetit të Oksfordit, duke qenë mbi mesataren europiane. Sipas të dhënave të faqes (azhurnuar në 22 maj) në Evropë 13.1% e popullsisë ka përfunduar ciklin, ndërsa në Itali janë 15.75% dhe në Spanjë 16.8%, që ndiqen nga Franca (14.2%) dhe Gjermania (13.1%). Ndër vendet që kanë marrë të paktën një dozë, Gjermania kryeson “renditjen” e Bashkimit Europiane me 39.1%, ndërsa Italia ka vaksinuar 33.5% të popullsisë. Mesatarja e Europës është në 28%. Në të gjithë Europën vijon të kryesojë Mbretëria e bashkuar, me gati 60% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë dhe mbi 30% që është vaksinuar plotësisht. Pas Mbretërisë së Bashkuar, për vaksinimin total renditen Hungaria dhe Serbia.
Politikat e MTM për të shtuar numrin e turistëve që pushojnë në Shqipëri
Përveç vaksinimit, vendet kudo në botë janë duke ndjekur politika të ndryshme për thithjen e turistëve të huaj dhe njëkohësisht mbajtjen e turistëve vendas. Shqipëria, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Turizmit, së fundmi mori pjesë në disa panaire turizmi jashtë vendit, me qëllimi promovimin e Shqipërisë turistike për tregjet ndërkombëtare. Kryesisht tregjet e synuara janë: Ukraina, Polonia, Rusia, Bjellorusia të cilat vitet e fundit kanw pasur një numër të shtuar turistësh. Ndërkohë që numrin më të madh të rusitëve Shqipëria e ka nga vendet fqinje Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia dhe Mali i Zi. MTM është shprehur se si zynim primar është zhvillimi i turizmit rajonal, ofertat e përbashkëta turistike, bashkërendimi i përpjekjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar industritë e turizmit, konkretisht si me Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, etj. Ndër të tjera, për të manaxhuar rregulloren “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, me urdhër të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nr.115, datë 14.05.2021 është ngritur Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik (KMST) ose ndryshe quajtur Task Forca për Turizmin. Ky komitet është i përbërë nga 6 anëtarë dhe për realizimin e misionit të tij kryen dëtyrat e mëposhtme: a) Miratimin e listës së plazheve dhe hartës së stacioneve të plazheve; b) Monitorimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik, si dhe koordinimin ndërinstitucional për respektimin e masave dhe detyrimeve të çdo institucioni përgjegjës sipas detyrave funksionale respektive. c) Ndjek ecurinë e veprimtarive të miratuara për institucionin/agjencinë zbatuese që ato përfaqësojnë. d) Koordinon procesin me strukturat e tjera të ngritura në përputhje me legjislacionin në fuqi për respektimin e masave në kuadër të Covid-19. Përveç masave kundër Covid-19, kujdesi shëndetësor për pushuesit dhe siguria tyre mbetet një faktor shumë i rëndësishëm. Ministria Manastriliu u shpreh se edhe këtë vit do të jenë 28 qendra shëndetësore verore të 10 hapura 24 orë përgjatë zonave bregdetare dhe atyre turistike malore. Gjithashtu një tjetër komponent është programi i dezinsektimit të zonave turstike, plazheve përgjatë gjithë bregdetit. Ekipi i Qendresës Qytetare i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale lidhur me periudhën e funksionimit dhe shtrirjen e këtyrë qendrave shëndetësore verore, por nuk morëm një përgjigjie. Në gjykimin tonë, në një situatë pandemie funksionimi i qendrave shëndetësore do duhej të ishte prioritet dhe këto qendra për vitin 2021 të ishin shtuar në numër.
Si po e promovojmë Shqipërinë?
Komunikimi publik në periudhën para dhe gjatë sezonit turistik është shumë i rëndësishëm për thithjen e turistëve të huaj apo mbatjen e turistëve vendas në Shqipëri. Edhe këtë vit motoja e sezonit turistik mbetet #pushoshqip #unërrinëshqipëri #visitalbania.
Ekipi i Qëndresës monitoroi komunikimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe ministrit Blendi Klosi në rrjetin social Facebook, i cili në ditët e sotme është mjeti më i fuqishëm i komunikimit dhe pika e referimit për shumë turistë vendas apo të huaj të cilët dëshirojnë të informohen. Faqja në Facebook e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit prej 16 korrikut të 2020 deri në 22 Maj 2021, në vitin më të vështirë për turizmin, kur komunikimi do duhej të ishte prioritet, kishte 0 postime.
Në 22 Maj 2021 janë publikuar 5 postime të shpërndara nga faqja në Facebook e ministrit Klosi. Dukshëm MTM ka nevojë për burime njerëzore lidhur me komunkimin.
Nga ana tjetër ajo çfarë vihet re nga vëzhgimi i faqes në Facebook të zotit Klosi është gjithashtu një komunikim i çalë, ku menaxherët e faqes edhe pse mund të realizojnë disa publikime në ditë në formë narracioni të aktivitetetve të zhvilluara, shpesh bëhen pre e shpërndarjes së informacionit të gabuar apo jo të duhur.
Në ditën ndërkombëtare të mjedisit, përveç faktit që ministria nuk arriti të realizonte një aktivitet në kuadër të kësaj dite, në Facebook-un e ministrit Klosi u publikuan disa foto me mbishkrimin “Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit zhvilluam aktivitet në shumë zona të vendit.” Ndërkohë, ndër fotot e publikuar ndër të tjera ishin foto nga protesta e organizuar nga shoqëria civile kundër Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për ndërtimin e aeroportit në një zonë të mbrojtur.
Edhe pse shpërndarja e këtyre fotove dhe mesazhi është për tu vlerësuar, naivitetit dhe paaftësia në komunikim mund të sjellin pasoja në thithjen e turistëve në një moment kaq thelbësor për vendin.
Si po e menaxhojnë vendet fqinje turizmin pas pandemisë? Të vendet të cilat janë të varura nga turizmi, pati prekje të konsiderueshmë të ekonomisë prej pandemisë. Greqia dhe Italia dy nga konkurentët më të fuqishëm në Evropë për sa i përket turizmit, duket se po bëjnë maksimumin për të thithur sa më shumë turistë, shpesh herë duke mos respektuar as diktimet e BE për krijimin e një certifikate apo pasaporte vaksinimi. Pas gjithë humbjeve të pësuara vitin e kaluar, për shtetet ky është një vit lufte për mbijetesë, shumë i rëndësishëm dhe vendimmmarrës. Hapja e Greqisë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në numrin e turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë. Ndërkohë që prtishmëritë e vendit tonë janë që kontigjenti kryesor i turizmit të jetë Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi me pjesën shqipfolëse. Në situatën që ndodhemi, vendet e rajonit janë duke joshur turistët me anë të ofertave që lidhën me vaksinimin apo testet anticovid. Serbia prej muajsh tashmë ofron vaksinim falas për të gjithë turistët, ndërsa Maqedonia e Veriut ofron falas testin e PCR. Kroacia ka vaksinuar 50% të 4 milion banorëve dhe ofron teste për të gjithë pushuesit në ikje. Nërkohë që masat anti Covid-19 mbeten të ngjashme për të gjithë rajonin sa i përket orës policore e cila është në mesnatë apo masave të tjera higjeno-sanitare.
Çfarë po e dëmton turizmin 2021?
- Shembja e ndërtimeve pa leje Në maj të 2021, në një deklaratë për median, ministri Klosi kërkoi publikisht nga Kryeministri “nisjen e një aksioni të shpejtë dhe të shtrirë në të gjithë në të gjithë territorin e vijës bregdetare për të mos lejuar asnjë ndërtim,i cili ka zënë vijën e parë të detit në mënyrë të paligjshme. Kemi mundësi që ky proces të përfundojë shumë shpejt pafilluar sezoni turistik intensiv.”13 Shumë shpejt Kryeministri njoftoi aperacionin”fshesa”.14 Deri më 20 qershor 2021, datë kjo, e cila nisur edhe nga temperaturat e larta në vend ka pasur një numër të konsiderueshëm turistësh, në total ishin 35 objekte të shembura në Ksamil e Sarandë dhe 15 të tillë në Velipojë.
- Espertët e turizmit e komentuan këtë aksion si të duhur por të pavend për momentin në të cilin u realizua. Të tilla aksione konsiderohen të dhunshme, të zhurmshme, sjellin ndotje të shkaktuar nga inertet dhe ndotje të ajrit. Elemente këto të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në pushimin e turistëve, në muajin qershor të një viti ku vëmendja është e gjitha dedikuar shpëtimit të ekonomisë së vendit me anë të fitimeve nga turizmi. 2. Operacioni “Bregdeti ynë” dhe pasojat e tij Që prej vitit 2020, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nisi digjitalizimin nëpërmjet platformës E-Albania për marrjen e lejeve të shfrytëzimit të hapësirave për plazhe përgjatë sezonit turistik. Sipas ministrisë, ky proces arriti të zhvillohej shumë mirë përgjatë vitit 2020, kjo edhe sepse fluksi nuk ishte i lartë. E megjithatë njoftimi për këtë proces dhe komunikimi publik kaloi pothuajse pa u ndjerë. Për vitin 2021, komunikimi i parë dhe thirrja drejtuar hoteleve për të nisur aplikimin për të rezervuar plazhet nëpërmjet E-Albania, u realizua më 18 Maj, datë ku sezoni turistik ishte hapur dhe në shumë qytete kishin filluar të shfaqeshin turistët. Qershori e gjeti vendin me një sërë incidentesh të paprecedentë dhe tronditës. Operatorët turistikë filluan të përfshiheshin në një sërë konfliktesh mes tyre lidhur me zonat dhe kufijtë e plazheve. Konflikte verbale dhe fizike mes njeri tjetrit dhe forcave policore të cilët zbarkuan në terren për të liruar plazhet duke hequr ccadrat dhe shezllongët. Të tjera konflikte degraduan në djegie të këtyre objekteve pqërgjatë orëve të natës dhe deri në plagosje dhe humbje jete të katër qytetarëve. Pas të gjitha lajmeve dhe kaosit të shkaktuar në mes dhe fudn të muajit qershor kur turistët kishin filluar të dyndeshin në bregdet, qeveria, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në deklarata për media njoftuan se plazhet janë pronë publike dhe se ato i takojnë vetëm qytetarëve. Të gjithë pronarët e hoteleve të vijës së parë do të duhet të kalonin procesin e aplikimit në E-Albania për të poseduar më pas pronë përkatëse. 14 Ndërkohë, operatorët çdo ditë ankohen për keqmanaxhim të situatës i cili sipas tyre përfshin: mungesë informacioni paraprak, favorizim i strukturave të caktuara akomoduese, vonesë e procedurave sidomos në momente kyçe për sezonin turistik dhe sigurisht ajo që është më e rëndësishme, shqetësim të turistëve.
- Ndotja
Një tjetër element i cili edhe këtë vit ndikon negativisht është ndotja nga vendepozitimet ilegale të mbetjeve si dhe derdhja e kanaleve të ujërave të zeza në det, gangrenë e cila vijon të ndihet edhe këtë vit sidomos në zonën e Durrësit, një nga qytetet më të vizituara sidomos nga shqipëtarët e Kosovës. 15 Gjetjet kryesore Për vitin 2019 kontributi total i udhëtimit dhe turizmit në PBB në Shqipëri ka qenë 20.5% e ekonomisë totale kurse Për vitin 2020 kontributi total i udhëtimeve dhe turizmit në PBB në Shqipëri ka qenë 10.6% e ekonomisë totale. (-6.3%%) Të gjendur në këtë situatë, turizmi gjatë pandemisë ishte sektori më i dëmtuar dhe njëkohësisht më pak i mbështetur teksa pothuajse nuk përfitoi nga paketa e parëendihmës dhe as nga garancia sovrane si pasojë e rrezikshmërisë së lartë për falimentim të sektorit. Turizmi 2021 varet më së shumti nga procesi i vaksinimit dhe protokollet anticovid. Teksa të punësuar në sektorin e turizmit numërohen rreth 64 mijë individë, në një dalje publike të ministrit Klosi, ai u shpreh se deri më datë 8 qershor të këtij viti ishin vaksinuar 4500 persona staf të strukturave akomoduese apo operatorë turistikë. Shifër kjo shumë e ulët në raport me të punësuarit në sektor. Në bazë të monitorimit që ekipi i Qëndresës realizoi për ëebsite dhe faqet e MTM dhe Zotit Klosi në Facebook, u vërejtën të meta lidhur me mungesën totale të komunkimit prej më shumë se një viti në faqen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si rrjedhojë mungesë transparence dhe informimi për qytetarët. Gjithashtu u vërejtën probleme në përmbajtje dhe vërtetësi e informacionit. Vendet fqinje janë duke përdorur një sërë politikash joshëse dhe konkuruese për të thithur turistët e huaj nëpërmjet testeve falas apo vaksinimit falas për turistët. Shqipëria nuk ofron asnjë prej këtyre alternativave. Në një moment kritik për një industri shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit, vendimmarrjet e qeverisë janë duke shkaktuar kaos dhe shqetësim masiv të turistëve si rrjedhojë e aksioneve për prishjen e ndërtimeve pa leje, rrëmujës së shkaktuar me lejet për plazhet dhe ndotjes së bregdetit nga kanalizimet apo venddepozitimet ilegale. Përfundimisht jo pasqyra që do të donim të shihnim për Shqipërinë turistike.
Rekomandime
Sezoni turistik 2021 zotëron një vemëndje të veçantë prej impaktit që pritet të ketë në rimëkëmbjen e ekonomisë. Përtej gjithë vështirësive dhe ndoshta mos menaxhimit korrekt të situatës në kohën e duhur, mbetemi pozitiv dhe shpresëplotë në mënyrë që bizneset e goditura nga pandemia të mund të rifillojnë të kenë fitime dhe të shtohet numri i të punësuarve. Bazuar në analizën e mësipërme, ekipi i Qëndresës Qytetare gjykon se: Duhet të kishte pasur një manaxhim më të mirë dhe më të hershëm në kohë të vaksinimit të të punësuarve në sektorin e turizmit. Ende nuk ka shifra korrekte apo informacuion se si po vijihet me vaksinimin e këtij target grupi, i cili është thelbësor për mbarëvajtjen e këtij sezonit turistik. Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar funksionimit të qendrave shëndetësore verore dhe rojeve të detit. Ekipi ynë do të vazhdojë monitorimin e tyre përgjatë të gjithë sezonit turistik. Politikat për thithjen e turistëve të huaj apo mbajtjen e atyre vendas në Shqipëri janë të pamjaftueshme, oferta turistike e dobët dhe komunikimi virtual shumë i çalë. Rekomandohet një ndërhyrje e menjëhershme për manaxhimin e rrjeteve sociale/website të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe përfaqësuesve të tyre. Komunikimi virtual është thelbësor në informimin dhe thithjen e turistëve sidomos në momentin kritik në të cilin ndodhet turizmi në vend. Aksionet e prishjeve të ndërtimeve pa leje, për asnjë arsye nuk duhet të zhvillohen në nisje apo gjatë sezonit turistik. Të tilla aksione vetëm sa dëmtojnë turizmin në vend dhe çorientojnë turistët. Procedurat për marrjen e lejeve për përdorim të plazhevenga operatorët turistik duhet filluar më herët nga nisja e sezonit turistik. Forcat policore duhet të jenë në terren për të shmangur konfliktet dhe rregullimin e procedurave përpara fillimit të sezonit. Ndërkohë vëmendje të shtuar duhet të ketë pastrimi dhe filtrimi i ujërave të zeza përgjatë gjithë vitit. 17 Ky raport publikohet në kuadër të nismës së Qëndresës Qytetare për të nxitur transparencën dhe përgjegjshmërinë e qeverisë me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED) Analistët e rinj të politikave publike të angazhuar në këtë nismë do të prodhojnë raporte monitoruese periodike në fushat kryesore të qeverisjes dhe do të angazhohen në përpjekje për avokim me zyrtarë të shtetit, ligjvënësit, ekspertë dhe shoqërinë civile për të promovuar rekomandime që do të rrisin transparencën dhe përgjegjshmërinë e zyrtarëve dhe qeverisë.