Aktualitet

Promovon librin për Biden, Leskaj: Suksesi arrihet kur synimet janë të qarta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:21 - 21/01/21 |
mapo.al

Drejtuesi politik i fushatës se PD në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj promovoi sot një libër për Presidentin e ri amerikan Joe Biden ndërkohë që ndoqi ceremoninë e betimit të Presindentit sëbashku me të rinjtë vlonjatë.





“Sot promovova librin me te fundit për Presidenitin Joe Biden shkruar nga nje gazetar amerikan dhe botuar ne shqip nga Morava dhe jua dhurova te rinjve”, shkruan në rrjetet sociale Leskaj.


Bëhet fjalë për librin me autor Evan Osnos, “Joe Biden -Ëndërrimtari Amerikan”.




Promovimi u bë në të njëjtën orë kur në Capitol Hill inaugurohej presidenti i ri i SHBA, ndërsa Leskaj e ndoqi atë me të rinj anëtarë të FRPD Vlorë, FRPD Selenicë si dhe të rinj të tjerë të paangazhuar me forumet e PD të cilët ishin të pranishëm sot në zyrat qendrore të shtabit elektoral të Partisë Demokratike.


“Simbolika e takimit me të rinjtë u përzgjodh për të treguar edhe mënyrën e politikbërjes dhe mënyrën se si arrihet suksesi kur qëllimet dhe synimet janë të qarta”, shkruan Leskaj.


Në të njëjtën kohë Leskaj u ka dhuruar të rinjve librin e tij “GAO, NIK dhe leksionet e Dodaros” në të cilin flitet mbi Institucionin më të lartë të Auditimit në Amerikë dhe drejtuesin e saj Gene Dodaro. Leskaj është takuar disa herë me të përgjatë kohës që mbante postin e kryetarit të KLSH.

<
>
3 2 4 1
1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas