Aktualitet

“Pronar kriminel”, dhjetëra turistë kanë denoncuar Mihal Kokëdhimën






               Publikuar në : 21:02 - 17/08/19 |
mapo.al

Gjigandi i kërkimit “Google” është një nga platformat që ofron mundësinë e rankimit dhe vlerësimit të cilësisë së shërbimit në restorante, hotele apo bare të thjeshta, me qëllim që të interesuarit mund të bazohen kryesisht në përshtypjet e lëna nga frekuentuesit, për të vendosur mës pas nëse ia vlen barra qiranë për të vizituar lokacionin e targetuar.


Video ku Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, hipën sipër furgonit të turistëve spanjollë dhe i dhunon ata, është përhapur në mënyrë virale dhe po trondit mbarë opinionin publik. Mesa duket, Kokëdhima e ka bërë “rrugë” me këtë sjellje pasi janë të shumtë turistët që kanë lënë në “Google” përshtypje tejet negative për biznesin e tij.

Vlerësimi për “Panoramën” është 2.7 në Google, nga 5 që është nota maksimale. Krahasuar me biznese të ngjashme në zonë, ky vlerësim është shumë i ulët, ndërkohë që komentet evidentojnë sjelljen agresive të pronarit me turistët.

“Përvojë e tmerrshme. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe kamerierët do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke përfshirë artikujt e pakontrolluar në faturën tuaj”, është një koment i lënë dy vite më parë nga një turist.

“Njeri i keq, pronar kriminel. Policia merr shumë telefonata nga klientë që zihen me pronarin. Mos shkoni atje”, shkruan një tjetër turist përpara 11 muajsh.

“Pronar jo-miqësor. Më mirë shkoni në një vend tjetër”, shkruan një turist tjetër para një viti.

 

 

Kokëdhima, 51 vjeç,  është arrestuar ditën e djeshme, pas ngjarjes së ndodhur të enjten, kur sulmoi fizikisht një grup turistësh spanjollë, pas një konflikti të zhvilluar në ambientet e biznesit të tij.

51-vjeçari, banues në Sarandë, ka kanosur fillimisht me fjalë turistët, që të pakënaqur nga shërbimi në lokal, kanë tentuar të largohen. Më tej, Kokëdhima ka dëmtuar mjetin e transportit privat të turistëve dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, veçanërisht shtetases spanjolle me iniciale K.R.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

Lexo edhe:

VIDEO tronditëse, si u dhunuan turistët spanjollë në Porto Palermo


Etiketa: ,

Pas