Aktualitet

Pronarët e hotelit terrorizojnë familjen në Himarë, i dalin para makinës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:35 - 22/06/21 |
mapo.al

Një incident është shënuar në Jug të vendit ku pretagonistë janë dy pronarë hoteli dhe një familje që kishte shkuar për të pushuar.






Ashtu siç duket në pamjet e publikuara, shihet se si një burrë dhe një grua tentojnë të ndalojë makinën e një çifti turistësh, duke i dalë para.


Në një moment një grua ulet para makinës së tyre duke ua bërë të pamundur kalimin, ndërkohë që një burrë tenton të ndalojë makinën duke e mbajtur me dorë për kofanoje.







Ngjarja është regjistruar në zonën e Himarës ndërsa e gjithë kjo skenë është filmuar nga turistët shqiptarë që u ndodhi ngjarja e pahijshme, ndërsa pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja “Brryli Broadway”.



Dyshohet se shkaku i këtij konflikti është bërë një mosmarrëveshje për ditët e qëndrimit në hotel, si dhe kushtet jo të mira në ato ambiente.

Lexo edhe :  Muzikë jashtë orarit, gjobë 1 mln lekë lokalit, e pësojnë edhe klientët


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas