Aktualitet

VIDEO tronditëse, si u dhunuan turistët spanjollë në Porto Palermo






               Publikuar në : 13:10 - 17/08/19 |
mapo.al

Pamje tronditëse janë ato që vijnë nga incidenti i një pronari restoranti në Porto Palermo, Himarë, me disa turistë spanjollë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. Në videon e siguruar nga MAPO, duket pronari i restorantit Mihal Kokëdhima në pjesën e përparme të makinës, mbi kofano, teksa godet me grusht dhe me telefon xhamin derisa e thyen.


Brenda në makinë është familja e turistëve spanjollë si dhe shoferi e shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar. Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë. Makina vijon të jetë në ecje ndërsa 51-vjeçari ka qëndruar rreth 3 km mbi kofanon e automjetit.

Burri godet me telefon dhe me grusht xhamin. Ndërkohë që personat brenda makinës thonë se po i ndjekin të tjerë nga pas dhe shoqëruesi shqiptar kërkon ndihmë. Familja spanjolle kishte refuzuar shërbimin e keq në restorantin e Mihal Kokëdhimës dhe ishte larguar. Veprim i cili nuk është mirëpritur nga pronari i cili është përplasur me turistët spanjollë.

Gjatë videos dëgjohet kjo bisedë
Mihal Kokëdhima
: Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje – o ç’vdiqa, mbaje këtu të thash se do vdes këtu

Shoferi dhe shoqeruesi në furgon: Zbrit nga makina tani, zbrit poshtë

Po na ndjekin nga mbrapa të tjerët.

Nuk do ndaloj fare, do shkoj në polici direkt.

Merrni policinë, Hajdeni se na vrau, do vijë këtu policia, në Sarandë do vemi.

Shkoni në polici kështu.

Telefonata me policinë: Ngrini postbllok në Qeparo…erdhën me thika, kanë thyer makinën.

Mihal Kokedhima është arrestuar nga policia.

Çfarë ndodhi në Porto Palermo dy ditë më parë
Grupi i turistëve spanjollë që ishin ulur për të ngrënë një drekë në një restorant në Porto Palermo, kanë hasur në sulm të pronarit të biznesit. Ata janë ankuar për shërbimin, pasi sipas tyre nuk ishte në lartësinë duhur, por në vend që të merrnin përgjigje, janë sulmuar barbarisht.

Ata kishin tentuar të largoheshin nga lokali, por pasi kanë hipur në furgonin e tyre, janë ndjekur nga pronarët, të cilët nuk kanë kursyer as goditjet me grushte mbi turistët. Publikimi i pamjeve tronditëse ditën e sotme tregon më së miri atë që ka ndodhur në segmentin rrugor mes Himarës dhe Sarandës.

Turistëve u ka ardhur në ndihmë një patrullë e FNSH-së, e cila ka ndërhyrë mënjeherë duke u ardhur në ndihmtë. Brenda furgonit ishin 7 persona, prej të cilëve 5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve.


Etiketa: , , ,

Pas