Aktualitet

Pronat – Vendimi i ri, qeveria u heq përfundimisht të drejtën pronarëve









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:35 - 08/01/21 |
Armand Maho

Janë publikuar hartat kufizuese të qyteteve, që datojnë në vitet 1937-1938 me të cilat do bëhet dhe kompensimi i pronarëve në bazë të vlerës dhe destinacionit që ka pasur toka në atë kohë. Zona si Tirana e re, Liqeni Artificial apo Qyteti Studenti dhe Lapraka do kompensohen me 500 lekë metrin katror pasi në kohën e shpronësimit kanë qenë tokë bujqësore. E njëjta gjë ndodh dhe në Durrës ku shëtitorja e Vollgës deri në Currila, njihet me vlerën e vitit 1945 ku atje s’ka pasur ndërtime. Vlorës nuk i njihet Plazhi nga uji i Ftohtë në Orikum, ndërsa Himarës i njihet si truall zona e Himarës së vjetër. Dhërmiu, Qeparoi apo Palasa gjithashtu. Ekspertët thonë për MAPO se e gjitha kjo bëhet për t’i zhveshur përfundimisht pronarët në interes të oligarkëve. Basha premton: Ligji i pronave do anulohet



Nga Armand Maho


Pronarët e ligjshëm, nuk do mund të kompensohen dhe për dhjetë vitet e ardhshme, pavarësisht diskriminimit që i bën pronës së tyre ligji i miratuar nga qeveria Rama 1 në vitin 2015.




Më datë 24 dhjetor 2020, vetëm një ditë përpara se të hynte në fuqi Kodi Zgjedhor që ndalon vendime apo ligje që kompensojnë apo trajtojnë financiarisht targete të ndryshme të shoqërisë, qeveria shqiptare ka miratuar disa ndryshime në vendimin e marsit 2016 “Për Përcaktimin e rregullave dhe Procedurave për Vlerësimin dhe Shpërndarjen e Fondit Fizik dhe Financiar për kompensimin e pronarëve”.



Vendim i cili rrjedh nga ligji numër 133 i vitit 2015 për trajtimin e pronës. Vendimi i djeshëm sanksionon qartë se në rast të njohjes së kompensimit financiar, pronari nuk mund të marrë më shumë se 10% vitin e parë dhe e gjithë vlera do ndahet në këste të barabarta për dhjetë vjet.


“Në rastet kur subjekti trajtohet me kompensim financiar, me përjashtim të pikave 16/3, 18 dhe kreut IV, të këtij vendimi, trajtimi kryhet me këste të barabarta, brenda 10 (dhjetë) vjetëve, në përputhje me procedurat që miratohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat” thuhet në vendimin e fundit të qeverisë.

Hartat

Përjashtim bëjnë vetëm ata persona, vlera e pronës së tyre në momentin e shpronësimit nuk i kalon 1.5 milionë lekë të rinj, të cilët kompensohen menjëherë. Kompensim të menjëhershëm marrin dhe ata pronarë të cilët heqin dorë nga 80% e pronës së tyre, dhe me marrëveshje pranojnë vetëm 20% të saj. Me pak fjalë, në rast se prona vlen 100 milionë lekë, në rast se kërkon paratë menjëherë mund të marrësh vetëm 20 milionë.

Vendimi i qeverisë është shoqëruar dhe me hartat përkatëse të qyteteve të viteve 1937-1938 ku shfaqen vijat kufizuese. Kjo do të thotë se pavarësisht se vijat kufizuese kanë ndryshuar përgjatë 8 dekadave, sërish tokat që ndodhen jashtë asaj vije të 80 viteve më parë do të trajtohen si toka bujqësore dhe do vlerësohen në bazë të atyre hartave.

MAPO kontaktoi me specialistët e fushës, dhe ata u shprehën se në bazë të këtyre hartave duke iu referuar Tiranës, si tokë bujqësorë do të trajtohen fjala vjen zona e Liqenit Artificial, Komuna e Parisit, Lapraka, Kombinati, Qyteti Studenti deri tek Ambasada Amerikane etj. Të gjitha këto troje do vlerësohen si tokë bujqësore, në rast se kompensimi do marrë si bazë hartën që i bashkëngjitet vendimit të qeverisë.

 

Bregdeti

Dhe kjo nuk ndodh vetëm me Tiranën. Qeveria për shembull, me të njëjtën filozofi njeh dhe tokat në bregdet të destinuara për turizëm. Në Durrës për shembull është fshirë nga kompensimi e gjithë vija bregdetare nga Shkozeti deri te pista Iliria. Madje jo vetëm kaq, por po t’i referohemi hartës së publikuar, si tokë bujqësore njihet dhe shëtitorja e Vollgës, nga porti deri në Currila. Në Kavajë Golemi nuk njihet si qytet.

Lexo edhe :  Bëjani këtë nder Ramës më 25 prill, hiqeni nga ajo punë që s'di ta bëjë!

Rasti më tipik është ai i Himarës, ku qeveria njeh si tokë truall vetëm Himarën e vjetër, ndërsa pjesën poshtë ku janë ndërtuar hotele dhe janë zaptuar toka pa fund i njeh si toka bujqësore. Në Vlorë plazhet nga uji i ftohtë deri në Orikum nuk njihen për kompensim. Radhimës i njihen tek-tuk disa shtëpi.

Ndërsa Saranda, sipas një harte ruse të vitit 1950 që shoqëron vendimin, kufizohet vetëm te pjesa e shtetërores dhe mbrapa. Shtrirja tjetër nuk merret parasysh. Ksamili është zhdukur nga harta dhe cilësohet si tokë bujqësore e kështu me radhë.

Tokë bujqësore

Por çfarë do të thotë kjo? E vërteta është se pronarët po zhvishen përfundimisht nga prona e tyre. Në rast se trualli pas vitit 1945 është shfrytëzuar për të ndërtuar prona publike, fjala vjen fabrika apo diçka tjetër, investimi pas privatizimit ose dhe ndërtimit qoftë e ka kaluar disa herë vlerën e pronës, dhe pronarit i humbet dhe e drejta e parablerjes. Le të marrim një shembull! Fjala vjen te Garda e Republikës në rast se ka pronar, për 1400 x 500 lekë metër katror vlera e kompensimit baras me 700 mijë lekë të rinj ose 7 milionë lekë të vjetra që në atë vend kanë vlerën vetëm 2 metra katror me 3 mijë euro metrin.

Kjo shumë paguhet menjëherë në bazë të vendimit të qeverisë se nuk e kalon vlerën e 1.5 milionë lekëve. Kjo llogari bëhet dhe për tokat bujqësore në bregdet. Me qindra hektarë që ia kanë marrë me qira qeverisë për të ndërtuar hotele ose fshatra turistike, kompensohen vetëm me 500 lekë metri katror. Pra në rast se një fshat turistik ka gllabëruar 10 mijë metra katror në bregdet, kjo pronarit të ligjshëm i njihet me vlerën e paraluftës ose rreth 5 milionë lekë të rinj apo 50 milionë të vjetra. Dhe këto do i marrë në dhjetë. Kjo nuk vlen për oligarkun i cili 50 milionë lekë të vjetra i bëjnë vetëm disa metra katrorë vile.

Premtimi i Bashës

Kryetari i PD Lulzim Basha në një takim me pronarët në qershor të këtij viti, premtoi anulimin e ligjit të pronave të miratuar nga rilindja në vitin 2015. Bëhet fjalë për ligjin të cilin qeveria loboi fort që të mos rrëzohej nga Strasburgu, dhe në të vërtetë ashtu ndodhi. “I gjithë korpusi ligjor dhe veprimet e qeverisë Rama, kanë qenë kundër pronës private dhe në shërbim të planeve korruptive të biznesmenëve të lidhur me të, pjesë e të cilit është edhe ligji i investimeve strategjike në vitin 2015.

Sikundër dhe ligji i ri i pronave i cili e trajton pronën private të individit si një mall në shportën e oligarkëve, pa pasur respekt për shenjtërinë e pronës dhe zotëruesit e saj”, u shpreh Basha në qershorin e këtij viti. Një premtim të tillë Basha e ka bërë dhe në vitin 2017, madje dhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. “Duke pranuar përgjegjësitë e PD në të shkuarën për këtë çështje, Basha u shpreh se “i sigurova përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve se qeveria e ardhshme do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare sipas standardeve europiane për pronarët, gjithmonë në konsultim me ta”, -tha Basha në takimin e fundit me pronarët

8


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas