Aktualitet

SPAK e konfiskoi, ky është hoteli luksoz në bregdet i vëllezërve Marku














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 14/07/21 |
mapo.al

SPAK ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme të konfiskojë pasuritë e Armand Marku dhe Gerti Marku, të cilët janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali.






Sipas SPAK këto pasuri janë vënë nga aktiviteti kriminal që ata kanë ushtruar në shtetin fqinj dhe se burimet e të ardhurave të tyre nuk justifikojnë pasuritë e vëna.


Në ‘sitën’ e SPAK janë edhe pasuritë e familjarëve të Armand dhe Gerti Markut.







Mes tyre eshte edhe hoteli luksoz “Harbour” që është me 4 yje në Sarandë. Siç mund të shihni edhe nga pamjet hoteli është luksoz, me restorant, pishinë dhe me disa dhoma me pamje nga deti.





Në publicitetin që i bëhet hotelit në Facebook thuhet se Korfuzi është vetëm 17 milje larg.

Pasuritë e Armand e Gerti Markut dhe familjarëve të tij, që SPAK kërkon konfiskimin

1. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe totale 688 m2, si dhe objektin e ndërtuar mbi të, hotel “Harbour”, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.

2. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 688 m2, së bashku me objektin përkatës të ndërtuar mbi të një pishinë, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.

3. Pasuria e paluajtshme e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 51 m2, e ndodhur në rrugën Don Bosko, Tiranë, e blerë në vitin 2017 me çmim 105 000 euro.

LEXO EDHE: 

Të dënuar për trafik droge/ SPAK konfiskon pasuritë e Gerti dhe Armand Markut

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas