Presidenti Ilir Meta e quan propagandë atë ç’ka po ndodh sot në Komisionin Parlamentar Hetimor, ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e tij. Ai shkruan në facebook se zgjedhjet e ligjshshme në vend janë më 13 tetor, dhe gjithçka tjetër është një propagandë anti-President. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Komisioni vendosi të thërrasë Metën më 6 shtator, por me këtë përgjigje duket se ka pak shanse që Meta të paraqitet.
Statusi i plotë
Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!
Lexo edhe: