Kryesore

“Propaganda mbi punën” – Basha: Konstantja e vetme e Ramës në 7 vite qeverisje








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:25 - 30/11/20 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Log’ tha se largimi i kryeministrit Rama në Emirate, ishte largim nga problemi, sepse në Shqipëri nuk kishte bërë asgjë për t’i treguar qytetarëve.



Basha theksoi se mentaliteti i propagandës mbi punën, është konstantja e vetme e pushtetit të Edi Ramës gjatë këtyre 7 viteve qeverisje.


Lideri demokrat, tha se s’është detyrë e kryeministrit të dorëzojë çelësat e çdo shtëpie, pasi sipas Bashës kjo është punë bamirësisht.




Duke vënë theksin tek banorët e çadrave, të cilët u goditën keq nga tërmeti i një viti më parë, Basha tha se qeveria s’po bën asgjë, ndërsa në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve.



1



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas