Aktualitet

Propagandë/ Eksperti Dasho: 60 vaksina në ditë bëhen edhe në qendër shëndetësore









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:59 - 16/01/21 |
mapo.al

Mungesa e transparencës për vaksinat e para anti-Covid që mbërritën në Shqipëri, për disa ekspertë të shëndetësisë lë më shumë hapësirë për teori konspirative sa i përket besueshmërisë së këtij injeksioni.



975 dozat e para sipas Erion Dashos, janë përdorur për propagandë nga ana e qeverisë por ai vlerëson procesin e vaksinimit si një hap të rëndësishëm për përballimin e pandemisë.


“Fakti që vaksina filloi me bujë dhe shumë zhurmë të ofrohet në mjediset e një stadiumi kur numri i të vaksinuarve ditorë nuk i kalon 50-60, është një numër që mund të kryhet në një qendër shëndetësore fshati. Të gjithë këto na bëjnë të dyshojmë se vaksina ka ardhur për qëllime propagandistike”, thotë ai.




Lidhur me variantin e ri të koronavirusit, Dasho thotë se Shqipëria nuk ka kapacitetet e nevojshme për të identifikuar raste të tilla ndërsa ngre dyshime nëse kanë mbërritur në Shqipëri të gjitha sasitë e testeve të shpejta të premtuara nga qeveria.

Lexo edhe :  Kosovë - Rriten viktimat dhe infektimet nga koronavirusi në 24 orë


“Të fillojmë dhe të analizojmë strukturën gjenetike të tipeve të virusit që qarkullojnë në Shqipëri mua kjo më duket jashtë realitetit. Unë besoj që ky nëntip i virusit ka ardhur patjetër dhe në Shqipëri”.


Vlerësimi i imunitetit të tufës në Shqipëri, thotë Dasho, duhet të bëhet në bazë të popullatës dhe jo regjistrit të pacientëve.

Megjithëse 10 muaj pandemi, Erion Dasho, e sheh me shqetësim hetimin epidemiologjik që po kryhet në terren.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas