Aktualitet

Propozimet e PD për sigurinë e votës, kërkohet parandalimi në kohë i krimit zgjedhor





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 13/02/20 |
mapo.al

Në një dalje në publike, zyrtarët e PD që po merren me reformën zgjedhore, kanë komentuar paketën e ndryshimeve që propozon opozita, për të siguruar një proces të rregullt zgjedhor.


Një prej pikave, e shpjeguar nga zoti Alibeaj, ka të bëjë me parandalimin në kohë të krimit zgjedhor. Sipas tij, djemtë problematikë, nuk shfaqen ditën e votimit, por ata janë aty. Policia dhe prokuroria duhet të punojnë përpara për identifikimin e tyre.


Po ashtu, është parashikuar, që partitë të raportojnë pranë organeve të zbatimit të ligjit, emrat e personave që do të jenë pjesë e shtabeve elektorale.


Sipas Alibeajt, institucionet duhet të punojnë përpara mbajtjes së zgjedhjeve me komunitetet e varfëra, që janë potencialisht vulnerabël në shitjen dhe blerjen e votës.


Gjithashtu, zyrtarët e PD, thanë se do të kërkojnë që krimi zgjedhor, të hetohet nga Prokuroria e Posacme. Edhe BKH duhet të bëhet pjesë aktive e angazhimit në luftës për parandalimin e manipulimit të votës.


Etiketa: , , ,

Pas