Vetëm pak minuta pasi Presidenti Ilir Meta propozoi Zgjedhje të Parakohshme Parlamentare, Zgjedhje Presidenciale dhe Zgjedhje Vendore në 13 tetor, dhe i beri disa sfida publike Ramës, Kryeministri ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit.
Rama shprehu mirënjohje për oficerët e policisë, që sipas tij u slumuan në protestat e opozitës dhe para zgjedhjeve të 30 qershorit.
Rama bëri një rezyme të shifrave të kriminalitetit në vend, ku tha se ka patur dy vrasje më shumë me dashje se në 2018-në, por theksoi se është ulur numri i vjedhjeve.
“Situata në bregdet për sa i përket ndërtimeve pa leje është shqetësuese, prandaj duhet të ndërhyjni në tërë vijën bregdetare. Ashpërsoni aksionin në vijën bregdetare, njësoj si me kanabisin. Është urgjente që të bëjmë të zbatueshëm pensionin e parakoshëm për policët. Është moment i finalizmit për rritjen e paprekshmërisë së uniformës ndaj policisë. Sulmi ndaj policit, dhuna ndaj policit, prekja e uniformës së policit etj, do të kosniderohen vepra penale dhe do dënohen me burg. Ndryshimet e Kodit Penal kalojnë shumë shpejt në parlament. Brenda mundësive të Buxhetit të Shtetit, e para rritje pagash, do të jetë për policët”, -tha Rama.
Mesazhi i Ramës për policinë ishte, më shumë ashpersi ndaj krimit, dhe më shumë qytetari, me qytetarët.
Kryeministri shmangu një përgjigje për Presidentin Meta, i cili propozoi sot paradite që zgjidhja e krizës të kalojë nëpërmjet zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, vendore dhe presidenciale, me 13 Tetor.
Vijon….