Kryesore

Propozimi i opozitës: Të shkrihet Kolegji Zgjedhor, kompetencat t’i marrë Kushtetuesja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:43 - 31/05/20 |
mapo.al

Opozita në tryezën e Këshillit Politik ka paraqitur një tjetër propozim, ku kërkohet që Gjykata Kushtetuese të jetë organi gjyqësor kompetent për shqyrtimin e ankesave zgjedhore.


Në këtë propozim, opozita kërkon shkrirjen e Kolegjit Zgjedhor me argumentin se ky organ nuk ndihmon, por përkundrazi shton kohën e ankimimeve.


“Në vijim të debatit për Kolegjin zgjedhor dhe diskutimit mbi propozimet e ndryshme, duke qene se asnjë zgjidhje nuk gëzon konsensusin e nevojshëm, Opozita propozon që organi gjyqësor kompetent për shqyrtimin e ankesave zgjedhore të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila do te gjykonte ankimet me një panel prej tre gjyqtarësh. (…)


Kjo nuk do të thotë, që si instance e parë, të mund të ndërfutet edhe ndonjë nivel paraprak gjyqësor (psh Kolegji Zgjedhor) porse kjo nuk sjell vlere te shtuar, përvecse shton kohen e ankimimeve.


Në kushtet kur KQZ (ashtu sic do te formatohet) shndërrohet në një organ “quasi-gjyqesor” ndërfutja e kolegjit zgjedhor (apo gjykata e apelit administrativ) në të ardhmen nuk i shërben thjeshtimit dhe shpejtësisë edhe pse nuk është e ndaluar te behet”, shkruhet në raport.


Etiketa: ,

Pas