Pas disa operacioneve kundër prostitucionit, policia vijon të ketë probleme në goditjen e grupeve që shfrytëzojnë vajza për prostitucion. Në shkresën e shpërndarë për të gjitha komisariatet thuhet se aktiviteti është i maskuar në lokale nate
Studentja e Fakultetit të Tiranës, e cila shfrytëzohej si prostitutë në Elbasan u arrestua në një nga lokalet e natës së bashku me 35-vjeçarin Leonard Balia dhe Muhamet Kovaçin, 17 vjeç të cilët ishin dhe tutorët e 22-vjeçares nga Kuçova.
Ky është rasti i dytë brenda pak kohe që arrestohen të rinj për shfrytëzim prostitucioni në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që në Tiranë një tjetër rast, babë e bir shfrytëzonin një 16-vjeçare.
Nga të dhënat e policisë, pothuajse në të gjitha rastet veprimtaria e prostitucionit fillon në lokalet e natës dhe më pas shtrihet në hotele me të cilat të dyshuarit mbajnë lidhje.
Në një shkresë thuhet se, policia është në dijeni të kësaj veprimtarie të gjërë kryesisht në fushën e prostitucionit, duke hedhur dyshime për fshehje të krimeve, bashkëpunim, por dhe dekonspirim të aksioneve policore nga ana e uniformave blu.
Sipas shkresës, në lokale nate e bare me muzikë live 24 orëshe rekrutohen femra, të cilat duke u maskuar si këngëtare valltare kamariere a banakiere ofrojnë shërbime seksuale në këmbim të parave.
Sipas policisë, informacionet flasin se një pjesë e tyre mbrohen nga efektivë të policis 137, madje edhe njoftohen kur ka kontrolle.
Në shkresën drejtuar të gjitha komisariateve shprehet dhe shqetësimi për të ashtuquajturat prostituta të luksit, për të cilat nuk ka të dhëna në sistemin Memex.
Këtu policia i referohet dhe medias, e cila ka transmetuar lajme mbi vajza të reja, të cilat vihen në dispozicion për shërbime seksuale kundrejt shumave të mëdha të personave të ashtuquajtur VIP. /ABCnews/