Në orën 18.00 të ditës së neserme (e enjte) opozita i ka bërë thirrje qytetareve t’i bashkohen përshkallëzimit të protestës për të kërkuar largimin e Kryeministrit Rama, si personi përgjegjës për bashkepunimin me krimin.
Ndryshe nga e enjtja e kaluar që u bllokuan 5 kryqëzime, këtë të enjte bllokimi do të shtrihet në të 12 qarqet e vendit.
Më poshtë lista e plotë e rrugëve që bllokohen nesër pasdite:
1. Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.
2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik
3. Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot
4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.
5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades
6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja
7. Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
8. Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.
9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .
10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan