Një ditë para protestës së opozitës tek Parlamenti, ambasada e SHBA-ve në Tiranë u ka kërkur qytetarëve të saj të bëjnë kujdes.
“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gazlotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”, thuhet në deklaratë.
Ajo ç’ka vihet re në këtë njoftim është se ambasada jep vendet ku mund të ketë demonstrata por jo orën.
“Vendet ku duhet të bëni kujdes janë: Ndërtesa e Parlamentit, Zyra e Kryeministrit, Ndërtesa të tjera qeveritare. Ora dhe kohëzgjatarja e protestave janë të panjohura”, shkruan ambasada amerikane.
Njoftimi i shtetasve të huaj që jetojnë në vendin tonë është praktikë e njohur dhe ambasadat e bëjnë sa herë ka protesta.