Kryesore

Protesta/ Basha: Teatri është vija e fundit që na ndan nga diktatura





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:32 - 14/05/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu është bashkuar artistëve në protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. “Partia Demokratike ka shpirtin e rezistencës dhe bashkimin me qytetarët”-tha Basha.


Kreu i PD tha se qeveria bandë, do të marrë goditjen e duhur nga populli. Basha iu bashkohet artistëve në këtë protestë, në kohën që Këshilli Bashkiak mori vendimin që të prishet ndërtesa e Teatrit Kombëtar.


Ky vendim ka ardhur pasi Teatri Kombëtar kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Vendimi i Këshillit të Bashkisë mban datën e sotme, 14.05.2020, ku thuhet se me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak vendosi miratimin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar.


Kreu i PD tha se Bashkia e Tiranës ka një kryebashkiak të paligjshëm, ndërsa e etiketoi Erion Veliajn si ‘oturak’ të kryeministrit Edi Rama. Mes të tjerash Basha tha se Teatri është vija e fundit që ndahet nga diktatura.


“Bashkia e Tiranës ka një kryebashkiak të paligjshëm. Këshilli është inekzistent, i paligjshëm. Për sa kohë të jetë ky njeri në krye të punës, batërdia do të vazhdojë. Vjedhjet do të vazhdojnë. Kjo dhunë, kjo vjedhje, grabitje, zhvatje e pronave të shqiptarëve, ka një dhe vetëm një emër, Edi Rama.

PD ka qenë pranë artistëve në çdo sekondë. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve që të mbrojnë këta njerëz. Po mbrojnë shumë më shumë se sa një godinë. Po mbrojnë vijën e fundit, pas së cilës vjen diktatura”, -tha Basha.


Etiketa: , ,

Pas