Duket se dikush ka “shpikur” një metodë origjinale për të prishur protestën e studenteve dhe bllokimet që ata i kanë bërë disa prej akseve kryesore sot në Tiranë… Autoambulancat e spitaleve të Tiranës janë urdhëruar befas që të dalin në qarkullim në oraret e bllokimit të rrugëvge, me sirena të ndezura për të hapur rrugët.
Ish-kryeministri Sali Berisha, publikuar në Facebook, një video të dërguar një qytetar dhe shkruan se po krijohet panik dhe nuk po kuptohet çfarë po ndodhe. Berisha në statusin e tij shkruan ndër të tjera se po krijohet kaos në zonën e Laprakës.
POSTIMI I PLOTË:
“Cfare po ndodh ne spitalin e traumes?
Lexoni mesazhin dhe shihni videon e qytetarit dixhital. sb
kaos ne zonen e laprakes. Me dhjetra ambulanca marshojne drejt spitalit te traumes. Po krijojne panik edhe nuk kuptohet se cfare po ndodh”.