Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli, ka deklaruar se në këtë qytet po kryhen një mori arrestimesh nga policia, pas protestës kombëtare të shtunën para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Sipas tij, ndër të arrestuarit është edhe një person me aftësi të kufizuara.
“Nga protesta nuk ka gjë që i ndal. Kjo tregon qartë se Edi Rama është në gramat e fundit pasi ka nisur arrestimet në masë të ditës së shtunë. Jo vetëm në Trianë po në të gjithë Shqipërinë. Ka filluar arrestimet në Shkodër. Ka arrestuar një invalid. Gjergj Cunin i cili del e proteston për pagën që i kanë hequr. Edhe ditën e djeshme janë bërë arrestime. I bëj thirrje policisë të mos arrestojë njëersizt pasi janë qytetarë të thjeshtë.
Po vazhduam në këtë mënyrë do të ketë përplasje. Edhe në policinë e Shkodrës. Në emër të PD u bëj thirrje të distancohen nga këto arrestime. Protesta dihet, se ju e keni parë mirë se çfarë ndodhi, protestë madhështore. Këto kanë filluar të bëjnë arrestime politike. Ku u fillua me numrin tre të PD, Sahit Dollapin. Ai është duke menduar se do të instalojë diktaturën. Por populli shqiptar nuk do ta lejojë këtë diktaturë“, u shpreh Amulli.