Opozita zhvilloi dje një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit, ndërsa policia përdori gazin lotsjellës dhe ujin me presion për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para godinës së Parlamentit, pas një përplasjeje që pati me ta. Megjithatë, policia nuk ka kursyer as objektet e kultit teksa janë shfrytëzuar ambientet e xhamisë së re, nga forcat speciale. Fotot janë bërë publike nga ish-deputeti Tritan Shehu, i cili shkruan se “institucionet e kultit janë të paprekshme dhe shumë të respektuara”.
Postimi i Tritan Shehut
Cfaqja edhe gjate protestes se djeshme ne Minarene e Xhamise e “hijeve te erreta”, me instrumenta se paku vazhgimi, kerkon nje sqarim publik. Vertet kete here nuk u pane perseri grupe te tera te forcave te rendit mbi Xhami me pajisje speciale, por perseri…. Institucionet e kultit jane te pa prekeshme e shume te respektuara, edhe prej pozicionit te tyre mbi te gjithe. Kjo nuk duhet cenuar ne asnje menyre. Pergjegjesit duhet te reagojne!