Menjëherë pas lajmit se është shoqëruar në polici ish-deputeti i PD, Klevis Balliu dhe disa protestues tek Unaza e Re, ka reaguar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ky i fundit shprehet se PD u rikthye vesit të vejtër, të bllokimit të rrugëve. Më tej, Lleshaj thotë se qytetarët duhet të adresesojnë probelmet në mënyrë institucionale.
Postimi i plotë i Lleshajt:
Pushimet e verës duket se nuk e ndihmuan Partinë Demokratike për të gjetur udhën e politikës.
Sot, më 13 tetor, ajo u rikthye përsëri në vesin e vjetër të bllokimit të rrugëve, por kësaj radhe me një “risi” të mjerë. Drejtues të saj u fshehën pas fëmijëve dhe grave, të cilët u përdorën në mënyrë abuzive, si shprehje tronditëse e mungesës së përgjegjshmërisë dhe e kurajos.
Drejtuesit e PD duhet të dinë mirë një gjë:
Policia e Shtetit nuk do të përballet kurrë me fëmijët e keqpërdorur politikisht. Por, në të njëjtën kohë, ajo nuk do të tolerojë asnjë pengmarrje të qytetit nga një grup parapolitik i dalë dëshpërimisht jashtë rrugës së arsyes dhe të ligjit.
Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij manipulimi që të distancohen nga shkeljet e ligjit, që të mbajnë fëmijët larg politikës së rrugës dhe që të mos lejojnë keqpërdorimin e vetes për interesa politike!
E drejta e tyre nuk mund të gjendet kurrë tek bllokimi i arterieve kryesore të kryeqytetit, por vetëm te rruga institucionale. Iluzioni se problemet mund të zgjidhen përmes vetëgjyqësisë, që promovon PD, është i kotë dhe i dëmshëm për të gjithë.
E vetmja rrugë e arsyeshme për të zgjidhur problemet është qasja institucionale. Institucionet janë plotësisht të gatshme dhe të përgatitura për të trajtuar në rrugë ligjore problemet e qytetarëve.
LEXO EDHE:
Ndalimi i Balliut, përfaqësuesit e PD nisen tek Drejtoria e Policisë
“Astiri”/ Ish-deputeti Balliu dhe 4 protestues shoqërohen në Polici
Etiketa: Klevis Balliu, Partia Demokratike, protestues, reagime, Sandër Lleshaj