Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje të zgjeruar të Kryesisë së PD në selinë blu sot në orën 15:00. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe ish-deputetët e krerët e degëve lokale. Në fokus të mbledhjes mësohet se është organizimi i protestës së 16 marsit para Kryeministrisë.
Lideri demokrat ka paralajmëruar se tubimi i të shtunës së ardhshme do jetë më i madhi në 30 vite nga ku do të kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Opozita akuzon maxhorancën se u rikonfirmua në pushtet në 2017 duke blerë votat me paratë e grupeve kriminale si dhe të zhytur në afera korruptive.
Prej tre javësh, opozita ka nisur protestat masive, ndërsa deputetët dorëzuan mandatet parlamentare, duke lënë Kuvendin.