Gjykata e Shkallës Parë në Tiranë ka lënë të lirë 10 protestues që arrestoi policia për protestën e 16 Marsit. Ndërsa për 4 protestues është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.
Shoqërimiet në komisariat nisën direkt pas protestës së të shtunës. Në një njoftim për mediat, u bë e ditur se “janë prerë fletë-arrestet për 14 persona dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim”. Sipas Policisë së Shtetit tubimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është zhvilluar në kundërshtim të plotë me ligjin.
Po kështu, procedim penal në gjendje të lirë ka nisur edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, si organizator i protestës.
Masa arrest me burg u dha për: Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka, Pal Daija.
Masa detyrim paraqitje u dha për: Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidjan Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati, Flamur Rrahja me detyrim paraqitje.