Aktualitet

Protesta e 16 Marsit, ja çfarë i kërkoi PD-ja policisë




               Publikuar në : 20:37 - 15/03/19 |
mapo.al

Nesër opozita ka thirrur qytetarët në protestën e radhës para Kryeministrisë, e cila fillon në orën 11:00, por nuk dihet kur mbaron. Drejtuesit e PD-së kanë thënë nëpër deklarata se “do të vendosë populli proestues se kur mbyllet protesta”.
Sakaq nga korrespondenca e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranë, mësohet se është kërkuar leje 48-orëshe për protestë. Ndërsa policia i është përgjigjur se PD mund të protestojë vetëm ditën e shtunë, më 16 Mars.


Edhe në protestat e kaluara, ka patur kundërshti të policisë sa i përket kërkesave të PD për protestë. Por kësaj radhe, ndryshe nga herë të tjera, Policia e Shtetit nuk ka bërë atë thirrjen e zakonshme “shmangni skenarët e dhunës”.

Lexo edhe
Protesta e opozitës, 1200 Policë do rrethojnë Kryeministrinë


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas