Pas protestës së 16 shkurtit e cila ishte e organizuar nga Opozita, ku pati dhe përplasje, PD dhe LSI si dy forcat kryesore të opozitës shqiptare, kanë kërkuar një pjesëmarrje më masive për protestën e dytë të 16 marsit, tashmë që deputetët e opozitës janë si një popull i thjeshtë pas djegies së mandateve.
Protesta e radhës e cila do të jetë më 16 Mars, pritet të ketë një pjesëmarrje të qytetarëve të njejtë me atë të një muaji më parë.
Sekretarja e PDIU-së Mesila Doda, shprehet se Opozita i ka shteruar të gjitha mundësitë që kishte në dorë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, e cila sipas saj ka kapur gjithçka, jo vetëm pushtetin por dhe gjykatat.
“Në momentin që demokracia bjerret, palët shkojnë drejt një konflikti civil”, deklaroi Mesila Doda në “Open” nga Eni Vasili. Por një gjë e tillë në Shqipërinë e 2019-s është e papranueshme për Europën dhe botën, ndaj vendi do të shkojë sipas saj shumë shpejt në zgjedhje.