“BalkanWeb” ka arritur të zbardhë emrat e deputeteve dhe anëtarëve të kryesisë së PD të deleguar në qytete të ndryshme për protestën e 16 shkurit kundër qeverisë.
Duke iu referuar burimeve nga mbledhja e grupit të PD, gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se në zbatim të vendimit të Kryesisisë në disa qarqe të vendit janë deleguar një anëtarë kryesisë dhe një deputet për të koordinuar protestën.
Mësohet se Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Gazmend Bardhi dhe Aldo Brumçi janë deleguar në Tiranë. Sa i përket rretheve, në Fier është deleguar Enkelejd Alibeaj dhe në Shkodër Flamur Noka.
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD është drejtuar nga nënkryetari Edmond Spaho, ndërsa kryetari Lulzim Basha nuk ishte pjesëmarrës.