Aktualitet

Protesta e 21 Shkurtit/Policia: Kemi informacion se do sulmohet salla e parlamentit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:16 - 20/02/19 |
mapo.al

Një ditë para protestës së opozitës tek parlamenti, Policia e Shtetit njofton opinionin publik se do të ketë akte dhune. Në një deklaratë shpërndarë për median pasditen e sotme thuhet se: “Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”.


Policia u kërkon organizatorëve të protestës të distancohen nga dhuna, po kështu u bën apel qytetarëve të mos kryejnë veprime që dënohen me ligj.


“Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit, u bën apel në radhë në radhë të parë organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues. Po ashtu Policia e Shtetit u bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë nesër lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht”.


Në fund Policia e Shtetit, thotë se do të kundërpërgjigjet. “Policia e Shtetit e siguron opinionin publik, se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t’i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune. Po ashtu, janë marrë të gjitha masat për identifikimin dhe skedimin e çdo individi që do të evidentohet si shkelës i ligjit, si edhe për ndalimin e për nxjerrjen e çdo shkelësi përpara drejtësisë.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si edhe paprekshmërinë e institucioneve gjatë kohës së zhvillimit të protestës”, thuhet në njoftimin e policisë.



Etiketa: , , , ,

Pas