Sot do të zhvillohet protesta e organizuar nga opozita, ku do të marrin pjesë disa rrethe të vendit si dhe qytetarë të cilët janë nisur për të marrë pjesë, e cila do të nisë në orën 19:00 në Tiranë.
Raportohet se protestës së opozitës do t’i bashkëngjiten edhe qytetarë nga qarku i Kukësit.
Vetëm nga qyteti i Kukësit dhe zonat përreth janë nisur rreth 2000 anëtarë të PD, simpatizantë dhe qytetarë me autobus dhe makina private, ndërsa nga Hasi janë 800 demokratë që kanë udhëtuar me makinat e tyre në drejtim të Tiranës edhe afro 1200 mbështetës janë nisur nga Tropoja për të protestuar në Tiranë.