Partia Demokratike do të zhvillojë nesër protestën e paralajmëruar përpara Kryeministrisë.
Raportohet se sot PD ka kërkuar leje nga policia e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00 për grumbullimin e qytetarëve, teksa mësohet se për mbarëvajtjen e protestës do të jenë të angazhuar në terren rreth 1200 efektivë policie, nga forcat e rendit, FNSH, reparti Shqiponja dhe punonjës të Gardës së Republikës.
Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestat e mëparshme që janë mbajtur nga opozita më parë.
Gjithashtu përballë protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë perimetrit të kryeministrisë do të jenë punonjësit e rendit dhe efektivët e repartit “Shqiponja” ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në pjesën e pasme.