Nga Lushnja, kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për protestën e kontrollorëve të Albcontrol, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dështuar me aeroportin e Rinasit. Sipas Bashës, Rama vuri interesat personale mbi shqiptarët. Kryedemokrati thotë se ora e ndryshimit po vjen
“Edhe kjo që po ndodh në aeroport është dështimi i një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi ato të çdo shqiptari. Dua ti referohem atyre nënave që takova. Ora po vjen, dita po vjen.”-tha Basha.
Kujtojmë se fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza” janë pezulluar që prej ditës së djeshme, për shkak të protestës së kontrollorëve që kundërshtuan uljen e pagës, ndërsa sot do të nisin vetëm fluturimet esenciale.
LEXO EDHE:
Kaosi në Rinas – Balluku: Vaksinat vijnë sot, fluturimet nisin nesër normalisht
Etiketa: AlbControl, Basha, Rama