Në ditën e 89-të e protestës, kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama e kanë vendin në burg.
“Do i japim një grusht pushtetit korruptiv të Ramës. Drejtuesit aktualë do japin llogari për abuzimet e tyre. Edi Rama dhe Erion Veliaj do shkojnë në burgun 313. Prokuroria të nisë hetimin për skemat e tyre korruptive,” tha Basha.
“Të bëhemi bashkë dhe të marrim fatet e vendit në dorë. Më 16 shkurt do i japim grusht edhe prokurorisë. Banorët e Astirit janë shembull frymëzimi,” vijoi kreu i PD.
Basha e përmendi edhe më herët në Kuvend kërcënimin me burg.
“Ai që e ka shndërruar këtë Parlament në një kuplara të krimit nuk denjon as të vijë sot këtu. Nuk e mbajnë këmbët? Nuk e mbajnë nervat? S’ka marrë ilaçet? I ka mbaruar pluhuri? Problem i tij… Ata do të jenë në burg sipas përgjimeve që do të jenë publike”, tha Basha.