Aktualitet

Protesta e bluzave të bardha, Manastirliu: Kërkesat e mjekëve do të shqyrtohen







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:51 - 24/09/20 |
mapo.al

Është mbyllur pas 90 minutash takimi që një përfaqësi e sindikatës së mjekëve zhvilloi sot në ambientet e kryeministrisë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.


Kreu i sindikatës, Gentian Stroni u shpreh në një dalje për mediat, optimist. Ai tha se kërkesat e tyre ishin vlerësuar si të drejta nga ana e qeverisë dhe shtoi se duke nisur nga java tjetër do të nisë ngritja e grupeve të punës dhe organizimi i tryezave me përfaqësues të sindikatës dhe të qeverisë për të adresuar secilën prej tyre.


“Nga e mërkura dhe e enjtja do të kemi grupet tona të punës dhe për të arritur në përfundimet që ne do të donim të ishim. Pra, do të jetë pjesë e një tavoline tjetër dhe në grupe më të vogla për detaje për secilën nga kërkesat tona”, tha Stroni.



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve, duke i cilësuar ata si një aset i vyer, veçanërisht në situatën e pandemisë Covid-19. Ajo deklaroi se kërkesat e mjekëve do të dëgjohen dhe shqyrtohen nga qeveria, nën ekspertizë madje edhe ndërkombëtare.


“Janë 4 pika që do të diskutohen edhe me ekipe më të vogla pasi janë çështje që adresojnë situata të ndryshme, kërkojnë ekspertizë edhe ndërkombëtare që të bëjmë më të mirën. Platforma e bashkëpunimit që ne e kemi të ngritur, qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat e mjekëve dhe infermierëve”, tha Manastirliu.


Sot mjekët dhe infermierët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” protestuan rreth 30 minuta në sheshin para spitalit nr.1 të QSUT-së. Protesta u organizua nga sindikata e mjekëve, të cilët ngritën shqetësimet e tyre, të krijuara nga situata pandemike.

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas