Aktualitet

Protesta e Kryemadhit, stampon në bluzë fotot dhe emrat e kolosëve të Teatrit Kombëtar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:38 - 18/05/20 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet mes protestuesve që janë ngritur kundër qeverisë e cila së bashku me Bashkinë e Tiranës shembën Teatrin Kombëtar.


Kryemadhi e cila ka qenë aktive gjatë gjithë këtyre ditëve duke qëndruar natë e ditë pranë artistëve dhe shoqërisë civile ka zgjedhur një bluzë të veçantë për të treguar revoltën e saj.


Ajo ka stampuar fotot e ikonave të Teatrit, artistëve që luajnë një jetë në skenën e tij. Në bluzë janë stampuar Naim Frashëri, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Marie Logoreci, Drita Pelingu, Violeta Manushi, Liza Vorfi, Prokop Mima, Bujar Lako, Agim Qirjaqi, Marika Kallamata.


<
>
kryemadhi Kryemadhi1 Kryemadhi2 Kryemadhi3

“Vandalët e shembën, por do ta ringremë sërish tempullin e këtyre kolosëve”, shkruan Kryemadhi.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas