Aktualitet

Protesta e naftëtarëve të Ballshit nesër zhvendoset në Tiranë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:26 - 16/09/20 |
mapo.al

Protesta e naftëtarëve të Ballshit do të zhvendoset ditën e nesërme në Tiranë, përpara Ministrisë së Transporteve. Naftëtarët do të vijnë në kryeqytet me kërkesa të njëjta kundrejt qeverisë: marrjen e pagës së prapambetur dhe rifillimin e punës. Mendohet se organizimi do të jetë i të tjera përmasave.


Të hënën, protesta e naftëtarëve të Ballshit përpara Uzinës agravoi në përplasje me forcat policore. Sipas tyre, premtimi i kompanisë “Allum” për nënshkrimin e kontratave dhe kalimin e një page brenda javës së kaluar nuk u mbajt, ndaj edhe kanë nisur qendresat prej fillimit të kësaj jave.


Të martën kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Turqi me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev. Ky i fundit kërkoi zgjidhje afatgjatë të problemit të krijuar në rafineri nga kompania “Allum”.


Rafineria e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka ndalur punën në shtator të vitit të kaluar dhe rreth 700 naftëtarë kanë mbetur pa punë.


 

 


Etiketa: , , ,

Pas