Aktualitet

Protesta e opozitës, 1200 Policë do rrethojnë Kryeministrinë




               Publikuar në : 13:35 - 15/03/19 |
mapo.al

Protesta e opozitës ditën e shtunë, ka bërë që Policia e Shtetit të mobilizohet me të gjitha forcat e saj. Burime të Gazetës Mapo nga Uniformat Blu, bëjnë me dije se do të jenë rreth 1200 efektiv të cilët do të zbresin në terren ditën e nesërme. RENEA, FNSH, forcat e rendit dhe forcat operacionale pritet të vendosen që në orët e para të mëngjesit pranë Kryeministrisë.


Policia do ta mbajë të rrethuar godinën e Kryeministrisë, duke mos lejuar protestuesit që të afrohen. Do të jenë disa kordone policore që do vendosen në Bulevard, ndërkohë që nuk do lejohen protestuesit që të dalin në nga krahu I Piramidës.

Në tarracën e Kryeministrisë do të ketë efektiv të cilët do të hedhin gaz lotsjellës nëse do të jetë e nevojshme. Policia do të filmojë me kamera të posaçme protestën dhe këto kamera do të vendosen tek Kryesia e Kuvendit, tek kullat dhe te Hotel “Rogner”.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas