Aktualitet

Protesta e opozitës/ 4 muaj në burg, gjykata liron Florenc Hoxhën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:08 - 21/06/19 |
ro ot

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për eksponentin e PD-së, Florenc Hoxha.


Ai u arrestua në protestën e parë të opozitës, më 16 Shkurt, pasi siç tha policia është filmuar duke shkatërruar kërpudhën (instalacion artistik) para Kryeministrisë.


Ish-drejtori i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha qendroi për më shumë se 4 muaj në qeli. Lirimi i tij vjen në ditën kur opozita do zhvilloje protestën e saj të 9-të para kryeministrisë. Por me masën “arrest shtëpie”, Hoxha do e ketë të ndaluar të jetë prezent në protestë.


*Më poshtë, fotot e protestës së parë të opozitës (16 Shkurt 219), pas së cilës opozita vendosi të djegë mandatet dhe të vazhdojë betejën në shesh me Edi Ramën, për zgjedhje të lira dhe rrëzimin e qeverisë së lidhur me krimin. 


 


Etiketa: , , , , ,

Pas