Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Bruksel në takimin e Partive Popullore Europiane. Duke komentuar protestat e opozitës në Tiranë, Basha ka bërë një postim në rrjetet sociale duke iu referuar referuar mesazhit të kreut të PPE, Joseph Daul.
“Ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias”, ka qenë qëndrimi i Daul. “PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike”, shkruan kryedemokrati Lulzim Basha.
Postimi i Bashës
Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike.