Media

Protesta e opozitës, Nikollë Lesi tregon pamjet: Më dhunoi policia






               Publikuar në : 20:38 - 13/04/19 |
mapo.al

Drejtori i të përditshmes “Koha Jonë”, Nikollë Lesi ka denoncuar Policinë e Shtetit se ka ndërhyrë për ta arrestuar, ndërkohë që po shkonte në zyrat e redaksisë së medias që drejton.


Forca të shumta policie, edhe ato të repartit ‘Shqiponja’, dolën para makinës së drejtorit të ‘Koha Jonë’ dhe tentuan ta marrin me forcë për në komisariatin e policisë, thotë Lesi.

“Më bllokuan rrugën dhe me dolën para makinës. U kërkova arsyen duke iu shpjeguar se jam gazetar dhe drejtor gazete e më duhet të shkojë në gazetë, ku rrugica ishte 14 metra më tej se sa më ndaluan. Nuk hanin pykë. Atëherë ngrita zërin. Në moment erdhën mbi 6 policë dhe tentuan me merrnin me forcë nga makina për në polici”.

“Mbylla derën e makinës dhe ndërkohë mora drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ardi Veliu. Më pas forcat e shumta të policisë ikën. Më lejoni të them se kjo sjellje nuk është aspak korrekte dhe ligjore. Merret me mend se ç’u punojnë njerëzve të thjeshtë! Nuk është puna për mua pasi jam mësuar në 28 vite si gazetar të përplasem me pushtetet, por më duhet të shtoj se nuk duhet në këtë mënyrë, pasi janë sjellje brutale dhe jo ligjore”.

“Nuk mund të them se i urdhëroi njeri nga lart për mua, pasi nuk kam fakte, porse fryma e pushtetit dhe sidomos e kryeministrit ndaj njerëzve të medias sjell këtë mënyrë reagimi, aq me tepër kur marrin vesh apo ndjekin gazetarët që kritikojnë kryeministrin”, tregoi Nikollë Lesi.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. Leri pordhet o mjeran ne te gjitha fushat se nuk te ka ndalurpolicia Por don me bere lajme.Se policise nuk ja vlen me u marre me ty se je nje leter e djegur me kohe.WC e gjithe Merdotoreve je ti Nikolla i Spitnit.

    Përgjigju ↓
CLOSE
CLOSE
Pas