Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me protestën e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Rama shkruan se është i keqardhur nga lëndimet e policëve nga goditjet, sipas tij, qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit.
Reagimi i Ramës
Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit.
Në foto dy policët e lënduar nga kapsollat e protestuesve